Transmetuar më 03-02-2017, 17:11

Të gjitha projektet që keni menduar për të ardhmen do të realizohen shumë shpejt për ju të dashuruarit. Beqarët do ndjehen mjaft të lumtur dhe të mbushur me emocione në takimet që do realizojnë dhe kjo do i bëjë të mos e ndjejnë vetminë. Financat nuk do jenë të këqija, do arrini ti mbani të ekuilibruara.

Dashi

Sot duhet të organizoheni me partnerin/en, sepse koha që keni në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të mbyllur çdo aktivitet të menduar. Beqarët nëse duan të mos lëndohen dhe të gabojnë lidhur me të ardhmen, bëjnë mirë të mos nxitohen me vendimet. Në planin financiar nuk do keni probleme, nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Demi

Partneri/ja ju mbështet dhe do të aprovojë çdo zgjedhje që ju bëni sot. Në këtë pikë është më mirë që ti tregoni mirënjohjen tuaj. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante dhe njohje të reja pa fund që do i bëjnë të ndjehen mirë. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm falë menaxhimit tuaj.

Binjakët

Duhet të evitoni në maksimum shoqërinë me njerëz që nuk ju pëlqejnë. Ata përçojnë një energji negative që mund t’ju afektojë. Beqarët do ndjehen mjaft të lumtur dhe të mbushur me emocione në takimet që do realizojnë dhe kjo do i bëjë të mos e ndjejnë vetminë. Në planin financiar bëni mirë të shpenzoni me maturi.

Gaforrja

Është më mirë që njeriu juaj i zemrës t’i dijë që më përpara planet që keni në mënyrë që të mos gjendet përballë situatave të papritura. Beqarët edhe pse do marrin shumë ftesa për takime, nuk do kenë mundësinë e mirë për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet që të shmangni problemet.

Luani

Ja vlen të harxhoni pak më shumë kohë me partnerit/en. Nuk mund t’ja dedikoni të gjithë kohën punës, pasi kjo do ju bëjë të lini pas dore dhe lëndoni njerëzit e dashur. Beqarët nuk do dorëzohen por do luftojnë me të gjitha armët e tyre për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Kujdes me financat, Neptuni do ndikojë negativisht.

Virgjëresha

Kërkoni shumë dhe mbase nuk e vini re që personi i zemrës shumë herë ka problem të kënaqë çdo kërkesë tuajën. Bëni mirë ti diskutoni gjërat përpara. Beqarët do argëtohen pa masë me ftesat që do marrin për takime, gjithsesi duhet të tregohen të kujdesshëm me vendimet që do marrin. Financat do arrini ti mbani nën kontroll.

Peshorja

Evitoni impenjimet shumë të mëdha sot dhe merruni më tepër me veten. Ju shikoni shumë detajet tek gjërat për të arritur perfeksionin. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri sot, prandaj bëjnë mirë të tregohen të duruar për të bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre. Financat nuk do jenë të këqija, do arrini ti mbani të ekuilibruara.

Akrepi

Sot nuk do ta kuptoni se çfarë po kërkon njeriu juaj i zemrës nga ju. Do të keqkuptoni një situatë të caktuar dhe më pas do të pendoheni. Beqarët edhe pse do tregohen joshës dhe do mundohen të bëjnë për vete personin që pëlqejnë, nuk do ja dalin dot. Në planin financiar do përballeni me disa probleme serioze, do shpenzoni pa u menduar mirë.

Shigjetari

Sot duhet të bëni pushim total pa menduar për punën që ju pret ditën tjetër. E rëndësishme është të shijoni të sotmen përkrah partnerit/es. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen shumë te dashuria një person që do takojnë do i bëjë të mendojnë ndryshe. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për të shpenzuar.

Bricjapi

Të gjitha projektet që keni menduar për të ardhmen do të realizohen shumë shpejt për ju të dashuruarit. Jeni shumë korrektë me atë që po kërkoni. Beqarët do jenë të fokusuar te puna dhe kjo nuk do lërë hapësira për të menduar për dashurinë. Financat do vinë duke u përmirësuar, do keni mundësi për të bërë edhe blerjet e nevojshme.

Ujori

Duhet të kuptoni që ata që nuk ju duan nuk ju meritojnë. Dëshira juaj për pavarësi shfaqet në çdo anë të karakterit. Beqarët do takojnë një person për të cilin do ju rrahë zemra fort, kjo do i bëjë të mendojnë te dashuria me shikim të parë. Kujdes me financat, parashikohen disa probleme serioze të njëpasnjëshme.

Peshqit

Mos pranoni shoqërinë e personave që duan t’ju manipulojnë me çdo kusht. Më mirë vetëm se me personat e gabuar. Beqarët do tregohen mjaft sharmantë dhe të hapur në takimet që do realivizojnë, kjo do ju japë mundësinë të tërheqin vëmendjen e personit që pëlqejnë. Në planin financiar nëse doni të shmangni problemet, tregohuni sa më të kujdesshëm me menaxhimin e të ardhurave./b.l/noa.al./