Transmetuar më 03-02-2017, 16:44

Kur vjen ora për të fjetur truri mendon se është koha për festë. Është alarmuese sesi një mendim sado i vogël në mesnatë merr një vazhdë diskutimesh në mendje për gjëra që kanë ndodhur dhe sesi mund ti kishit përballuar më mirë.

Shumë psikologë këtë e quajnë overdozë stresi, problem i cili po prek të gjithë shoqërinë tonë.  Është e vërtetë që jemi njerëz dhe shumë ndodhi ndikojnë në humorin tonë, ama nuk duhet të lejojmë këto mendime të marrin frerët e gjumit tonë.

Zgjidhja më efikase për këtë problem është meditimi. Nëse e merrni çdo situatë dhe e analizoni në aspektin pozitiv do të ndiheni më mirë. Rrisni vetëbesimin tuaj. Askush nuk vlen më shumë se ju, çdo gjë tjetër është kalimtare.

Mendja juaj është ajo që ka më shumë rëndësi. Shëndeti juaj është parësor. Vendosni veten tuaj në plan të parë dhe do të ndiheni të lirë.