Transmetuar më 02-02-2017, 19:53

Një nga elementet më të rëndësishme në organizmin dhe metabolizmin e njeriut, por jo vetëm, është uji. Përbërja e tij unike bën që të jetë i lëngshëm dhe të furnizojë të gjitha organet jetësore në trup në shumë pak kohë.

Instituti i Mjekësisë në SHBA ka treguar se çfarë ndodh nëse një njeri nuk pi mjaftueshëm ujë, sasia normale e të cilit është 9 gota. Më poshtë do t’ju tregojmë se çfarë ndodh nëse pini më pak se 9 gota në ditë.

1. Je më i ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore

Më pak ujë në organizëm do të thotë më shumë probleme me gurët e veshkave, kancerin e prostatës dhe rrahjet e zemrës.

2. Do të lodheni me shpejt

Shkencëtarët e Institutit të Psikologjisë së “King’s College” në Londër kanë zbuluar se truri i një adoleshenti të hidratuar rrudhet shumë më pak nga ai normal, duke bërë që probabiliteti për të zgjidhur problema dhe situata është shumë herë më i vogël.

3. Do të hani sa më shumë

Dy gota ujë përpara çdo vakti do t’ju bëjë që të konsumoni më pak, në të kundërt do hani më tepër ushqim se sa duhet.

4. Do të vuani nga humori i keq

Mungesa e ujit të bollshëm në organizëm do t’ju bëjë të silleni jo mirë me miqtë apo njerëzit që ju rrethojnë.