Transmetuar më 02-02-2017, 16:58

Po ecni mjaft mirë drejt objektivave tuaja ju të dashuruarit. Nëse do të arrini të kapërceni disa pengesa të vogla atëherë asgjë s’mund t’ju ndalë. Beqarët do kenë një ditë me fat sot, dhe takimet që do realizojnë do i sjellin ndryshime pozitive. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Uranit.

Dashi

Keni zgjedhur rrugën më të vështirë për ti bërë ballë sulmeve të partnerit/es. Jo gjithmonë e drejta triumfon përballë gënjeshtrës. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për takime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet nëse nuk doni të përballeni me probleme.

Demi

Ambienti në çift do jetë mjaft pasionant dhe i kënaqshëm gjatë kësaj dite. Të dy me partnerin/en do tregoheni të gatshëm të bëni edhe çmenduri të vogla. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin dhe të mos jenë më vetëm duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi takimeve. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Edhe pse sot do të bëni disa gabime të vogla gjatë ditës do të triumfojnë gjërat e mira dhe pozitive në marrëdhënien tuaj në çift. Ato do t’ju kthejnë buzëqeshjen. Beqarët do kenë një ditë me fat sot, dhe takimet që do realizojnë do i sjellin ndryshime pozitive. Me financat duhet të bëni kujdes, mos shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Sot nuk po i kushtoni rëndësi asaj që po ju thonë familjarët dhe njeriu juaj i zemrës. Si duket po mendoni për diçka tjetër që ju shqetëson më shumë. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe joshës në takimet që do realizojnë dhe do bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për të investuar.

Luani

Nuk keni qenë dhe aq disponibël kohët e fundit me të afërmit tuaj dhe partnerin/en. Ka persona që ju kanë qëndruar pranë në momentet tuaja më të këqija. Beqarët edhe pse do ndjehen mirë me takimet që do realizojnë, nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.

Virgjëresha

Akoma nuk e keni kuptuar se kush janë interesat tuaja të vërteta. Jeni duke u marrë me gjëra të parëndësishme që nuk kanë asnjë impakt tek ju. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por që do ju ofrojnë vetëm aventura kalimtare. Në planin financiar pritet të përballeni me probleme serioze, tregohuni të kujdesshëm.

Peshorja

Po ecni mjaft mirë drejt objektivave tuaja ju të dashuruarit. Nëse do të arrini të kapërceni disa pengesa të vogla atëherë asgjë s’mund t’ju ndalë. Beqarët edhe pse do marrin shumë ftesa për takime sot, nuk do e ndjejnë ende veten gati për të humbur lirinë e tyre. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Akrepi

Nuk duhet të lejoni që tensioni dhe stresi t’ju vënë në provë sot ju të dashuruarve. Bëni mirë të ruani distancat sepse gjërat mund të komplikohen. Beqarët do tërhiqen jashtë mase nga një person që do njohin në takime dhe do nisin të thurin ëndrra në mendjen e tyre. Financat do jenë të mira, nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Shigjetari

Nuk keni pse i shpallni luftë personave të caktuar sot sepse do t’ju pengonte në projektet tuaja. Sidomos nëse kjo gjë ndodh për arsye të parëndësishme. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe të gatshëm për të përjetuar aventura sentimentale. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Uranit.

Bricjapi

Jeni shpërqendruar shumë kohët e fundit dhe nuk po kuptoni se çfarë doni në të vërtetë ju që jeni në një lidhje. Mos u bëni akoma më shumë konfuzë duke dëgjuar të tjerët. Beqarët edhe pe nuk do e kenë mendjen shumë te dashuria, një person që do takojnë do i bëjnë të mendojnë ndryshe për të ardhmen. Kujdes me financat, Neptuni do ndikoje negativisht.

Ujori

Jeni shumë përpara të tjerëve sot dhe do të lini që dita të shkojë qetë duke pritur që personat e tjerë të arrijnë hapin tuaj. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por duhet të tregohen të vëmendshëm sepse jo të gjithë personat janë ashtu siç duken. Problemet financiare do i hidhni pas krahëve, koha për të shpenzuar.

Peshqit

Sot mund t’ju kërkojnë që të ruani distancat por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë. Me kalimin e kohës do të dini të vendosni pasi të keni vëzhguar gjithçka. Beqarët do kenë takime interesante të cilat do i mbushin me lumturi dhe emocione pa fund. Financat do vinë duke u përmirësuar, do kenë edhe mbështetjen e Diellit./b.l/noa.al/