Transmetuar më 31-01-2017, 23:22

Kyocera Corporation dhe KDDI Corporation kanë prezantuar smartfonin e ri Rafre.

Smartfoni i ri është pasardhës i Digno Rafre, i cili është prezantuar në dhjetor të vitit 2015, si telefoni i parë botë që mund të lahet me detergjent.

Gjenerata e dytë e telefonit që mund të lahet me detergjent, do të jetë rezistent edhe ndaj shkumës së sapunit, që nënkupton që smartfonin  tuaj mund ta përdorni ndërsa bëni dush.

Rafre do të jetë në dispozicion në tre ngjyra: rozë, të bardhë dhe të kaltër.

Ai pritet të dalë për shitje në Japoni në muajin mars.