Transmetuar më 31-01-2017, 18:51

Kompania më e madhe e transportit detar prezente edhe në Shqipëri, sjell së shpejti, një ndër anijet më të njohura duke mundësuar udhëtime vajtje-ardhje edhe për qytetarët shqiptarë.

Rigel III do të jetë anija e re që do të kryejë itinerare nga Shqipëria përmes portit të Durrësit për në Itali dhe anasjelltas.

Rigel III është ish Regina della Pace, një anije 135 metra e gjatë e cila arrin të udhëtojë me një shpejtësi prej 20 nyje detare.

Ky traget që i shtohet flotës së Ventouris Ferries, po i nënshtrohet punimeve për t’iu përshtatur standardeve të kompanisë.

Kjo anije do të hyjë në shërbim për udhëtarët e linjës Itali-Shqipëri, duke filluar nga muaji mars 2017.

Trageti ka një kapacitet prej 1800 pasagjerësh, 450 automjete dhe 950 shtretër në kabina me banjo. Poltronat, bar-et restorante dhe kazino, nuk mungojnë tek anija më e re e flotës së Ventouris Ferries.

Ju presim në bord!