Transmetuar më 31-01-2017, 17:42

Në një treg që zhvillohet shpejt, çdo biznes, i madh apo i vogël, duhet të gjejë mënyrat që e ndihmojnë të jetë gjithmonë fleksibël e i gatshëm përballë konkurencës dhe të priturave e të papriturave që mund të ndodhin.

Efiçenca dhe shpejtësia garanton sukses në biznes, e në këtë kuadër Vodafone Albania, prezanton për herë të parë në tregun shqiptar një koncept dedikuar posaçërisht klientëve të biznesit. 

Vodafone Ready Business është koncepti i Vodafone se si një biznes duhet të punojë për të pasur kontroll të plotë të komunikimit, kostove operacionale dhe akses të shpejte e të sigurt nga kudo që ata ndodhen.

 

 Por çfarë është më konkretisht një Ready Business? Një Ready Business ështënjë biznes qe punon ne mënyrëeficiente, garanton cilësishërbimipërklientët e tij dhe ofron njëambient sa me bashkëpunuespërpunonjësit e tij. Këto tri shtylla janë thelbësore për të garantuar suksesin dhe jetëgjatësinë e një biznesi.

Vodafone gjithashtu i vjen ne ndihme bizneseve me mjetet e duhura për t’u bere një Ready Business.

Falë produktit Fleet Management,  klientët mund tëarrijnëtë kursejnë deri në 30% nga kostot operacionale dhe njëkohësisht të rrisin produktivitetin. Mund të monitorojnë itinerarin, pozicionin dhe statusin e automjeteve që kanë në shërbim, në kohë reale nga celulari, tableti ose PC.

Office 365 nga Vodafone mund të quhet ndryshe zyra juaj virtuale, që rrit aksesin dhe sigurinë e emaileve dhe aseteve të biznesit. Me Office 365, mund të përpunosh të dhënat nga çdo pajisje kudo dhe kurdo, për të siguruar bashkëpunim në kohë reale dhe hapësirë 1TB për dokumentet. Pavarësisht nëse punohet nga zyra,  apo jashtë saj, sigurohet akses i shpejtë dhe i sigurt në shërbimin e email-it dhe kalendarit, në aplikacionet e paketës Office, mesazhet e çastit (IM), videokonferencë, si dhe në hapësirën cloud të OneDrive për ruajtjen e dokumenteve.

APN Private, është një tjetër shërbim që mundëson komunikimin nëdistancë dhe në mënyrë të sigurt të të dhënave sensitive dhe aplikimeveqendrore të biznesit, apo pajisjeve fundore (POS, ATM, Terminale) nëpërmjet rrjetit të të dhënave GPRS/3G/4G të Vodafone Albania.

Linjat e Dedikuara (Leased Lines) mundësojnë një lidhje transmetimi midis zyrave rajonale me një kapacitet të dedikuar, duke siguruar rritjen e cilësisë së shërbimeve që bizneset i ofrojnë klientëve të tyre. Në sektorin bankar, Vodafone Albania është lider në treg në lidhje me zgjidhjet për konektivitet.

Me këto shërbime të bazuara në teknologjinë më të fundit, Vodafone Ready Business, hap kanale të reja komunikimi e fitimi për bizneset, duke ndikuar kështu ndjeshëm në rritjen e zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Vodafone Albania është gjithnjë e angazhuar për të sjellë të rejat më të fundit në treg me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime dhe produkte inovatore që lehtësojnë dhe fuqizojnë komunikimin e klientëve. Falë rrjetit më të shpejtë dhe me mbulimin më të gjerë në të gjithë vendin, Vodafone sjell shërbimin më te mirë për klientët kurdo dhe kudo që ata ndodhen.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Ready Business dhe produkteve e shërbimeve Vodafone vizitoni www.vodafone.al/business