Transmetuar më 31-01-2017, 14:06

Aknet janë një problem kompleks. Nuk kanë një shkak kur shpërthejnë dhe çfarë i nxit, ndryshon nga personi në person. Megjithatë, para se të shpenzoni para të tepërta për kremra dhe trajtime, kthehuni nga dieta juaj ushqimore. Para disa kohësh janë bërë disa studime me këtë tematikë dhe në të gjitha lidhet ushqimi me indeks të lartë glikemik me shfaqjen e akneve.

Ushqimi i pasur me karbohidrate shkakton rritjen e hormoneve si insulina, çka ndikon në prodhimin e androgjeneve në trup. Androgjenet stimulojnë gjëndrat në prodhimin e serumit, i cili hap poret e lëkurës.  Pas kësaj poret ngulfaten me qelizat e vdekura të lëkurës, yndyra dhe baktere, prandaj pëlcasin dhe krijojnë puçrra, respektivisht akne.

 Ushqimi me indeks të lartë glikemik përveçse ndikon në krijimin më të madh të akneve, nxit sëmundje si diabeti i tipit 2, trashjen dhe probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut. Sipas intv, në anën tjetër, ushqimi me indeks të ulët glikemik shkakton rritje më stabile dhe më të ngadalshme të insulinës në gjak dhe nuk ndikon në shfaqjen e akneve.

Disa nga ushqimet me indeks të lartë glikemik, që duhet të shmangen, sidomos nëse keni shumë akne: Orizi i bardhë, sheqeri, buka e bardhë; artikujt ushqimorë me yndyra dhe vajra të hidrogjenizuar; ushqimi i fërguar; pijet me gaz, lëngjet e sheqerosura, pijet energjetike; mishi i përpunuar si sallami, prodhimet e yndyrshme të qumështit si ato me të cilat lyhet buka, djathërat e yndyrshëm dhe të ngjashëm.Ushqimi që do t’ju ndihmojë në luftë kundër akneve: orizi integral, thekra; fasulet, çaji i gjelbër, uji me lëngë të freskët të limonit, qumështi i sojës, jogurti pa yndyrë, arrat, lajthitë, vaji i ullirit, perimet, sidomos të gjelbrat spinaqi, lakra e gjelbër, rrepa, mollët, dardhat, boronicat, avokadoja, domatet, patatet e ëmbla, peshku.