Transmetuar më 30-01-2017, 19:31

Largoni qumështin e lopës nga dieta juaj, dhe fokusohuni tek qumështi i orizit, pasi kështu lehtësoni simptomat e ekzemës sipas studiueses Sarah Brewer.

Nutricionistja thotë se gluteni shkakton efekte negative tek ata që vuajnë nga ekzema, prandaj mund t’ju ndihmojë heqja e elbit, grurit dhe thekrës.

Për të kuptuar se kush ju irriton lëkurën dhe ju shkakton ekzemën, eksperimentoni të largoni qumështin, vezët, grurin, mistrin, sojën, kikirikët, çokollatën, peshkun, domatet, limonin, dhe manaferrat.

Faqja Healthista thotë gjithashtu që të bëni kujdes se çfarë ju irriton. Sipas tch, nëse reagoni ndaj mollës, mund të reagoni dhe ndaj lajthive, patates, karotës dhe selinosë. 

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj lateksit, mund t’ju irritojë banania, avokado, kivi, gështenja, soja, kikiriku papaja dhe fiku. Një në dhjetë persona janë të prekur nga ekzema.