Transmetuar më 30-01-2017, 09:58

Tiranë, 30 janar 2017, NOA.al- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si dhe përfaqësues të bankave në vendin tonë.

Takimi u mbajt në vilën nr.30 nën praninë e ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe asaj të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Ministri Ahmetaj, informoi se gjatë takimit u diskutua për projektin 1 miliardë dollarë i mbështetur në konceptin e Partneritetit Publik Privat, ku me një diskutim të detajuar u prezantua ideja nga Kryeministri.

“E pritën shumë mirë, bënë pyetje të detajuara teknike. Në ditët në vijim do ketë një prezantim më të detajuar dhe bankat presin interesin e kompanive”, tha Ahmetaj.

Kjo lidhur me vendimin e Kryeministrit Rama të bërë publik ditën e djeshme në komunikimin e përjavshëm në Facebook, kur tha se do të nisë programi kombëtar i financimit 1 miliardë dollarë për rindërtim.

“Krahas investimeve të drejtpërdrejta do të fusim në rrugën e rilindjes një volum kapitalesh private, për të ndërtuar me shpejt infrastrukturën rrugore, arsimore e shëndetësore, për të bërë të mundur që çdo vit vendi të injektojë 1 miliardë dollarë investime”, tha Rama./a.y/noa.al