Transmetuar më 29-01-2017, 23:58

Kjo është ambulanca që fluturon

Kjo ndërthurje e një ambulance me një helikopter mund të jetë diferenca midis vetë jetës dhe vdekjes.

Sipas statistikave, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1,000 njerëz vdesin çdo vit vetëm nga vonesat e ambulancave apo pamundësia e ndihmës mjekësore për të arritur tek të plagosurit.

Por duket se shpikja më e fundit do të ndihmojë që kjo statistikë ulet ndjeshëm.

E përshtatshme për t’u ulur kudo, sepse kërkon shumë pak hapësirë, kjo ambulancë fluturuese shmang trafikun dhe shkon drejt e në vendin e ngjarjes.

Ajo është e pajisur me një barelë të gatshme dhe me pajisjet e nevojshme për të mundësuar transportin e të sëmurit apo të dëmtuarit deri në spital.

Po kështu, kjo mini-ambulancë ka hapësirë edhe për një mjek, infermier apo person shoqërues.

Me pak fjalë, kjo ambulancë fluturuese pritet të revolucionarizojë të ardhmen e transportit mjekësor.