Transmetuar më 29-01-2017, 23:48

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, është çelur pavijoni me vepra të artistëve shqiptarë, ish-studentë të Akademive Italiane të Artit.

Pavijoni përmban rreth 30 piktura dhe skulptura të 20 artistëve që u përkasin fillesave të pikturës në qytetet shqiptare, e cila nis me vitin 1883 dhe mbyllet në 1930-n.

Është fjala për artistët Nexhmedin Zajmi, Kol Idromeno, Zef Kolombi, Janaq Paço, Motrat Xengo, Vangjush Mio, etj.

Sipas studiueses Esmeralda Dalipi, ky pavijon vjen pasi në sallën e ekspozitave prej ditësh qëndron e hapur ekspozita mekryevepra italiane e njëmijë e nëntëqindës.