Transmetuar më 29-01-2017, 16:17

Një histori gati e pabesueshme, ajo e Julit dhe Xhevaires.

Nëna ka gjetur për herë të parë vazjën me të cilën ishte ndarë 42 vite më parë.

Një dashuri e parealizuar e Xhevaires ne ate kohe 15 vjeçare, solli në jetë një vajzë të cilën ajo e pagëzoi me emrin Juli.

Familja e Xhevaires e ka të vështirë ta pranojë këtë lidhje, ndaj fëmija lindi në një nga institucionet e kohës dhe qëndroi aty, pavarësisht se nëna biologjike e shihte cdo ditë dhe e ushqente, transmeton Shqipëria.al. Djali me të cilin Xhevairja ishte dashuruar, njëkohësisht edhe babi i Julit humb jetën për shkak të një sëmundjeje vetëm pak ditë pas ardhjes së vogëlushes në jetë.

Në këto kushte, pa dijeninë dhe pa miratimin e nënës, Julia birësohet në një familje në Fier dhe pavarësisht kërkimeve të nënës së saj, takimi i tyre u mundësua vetëm pas 42 vitesh ne studion e programit “E diela shqiptare”.