Transmetuar më 29-01-2017, 10:00

Manastir, 29 janar 2017, NOA.al- Një person është vrarë në Manastir të Maqedonisë natën mes 24 dhe 25 janarit.

Si të dyshuar për krimin policia ka identifikuar 53- vjeçarin P.A., i cili mendohet se është autori i vrasjes së 48- vjeçarit S.D., nga Manstiri, në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 53- vjeçari nëpërmjet goditjeve me sende të forta i ka shkaktuar dëmtime të shumta trupore S.D., me të cilin jetonin bashkë në të njëjtën shtëpi në rrugën “4 Nëntori” në Manastir.

Uke tentuar të fshehë krimin, i dyshuari rreth orës 5:50 të 25 janarit, ka kërkuar ndihmë tek fqinjët duke deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e tyre dhe i kanë sulmuar.

Ndërsa i dyshuari ndodhet në spital me dëmtime trupore, të shkaktuara si pasojë e përleshjes me viktimën.

Por nga hetimet e policisë 53- vjeçari dyshohet të jetë autori i krimit dhe ndaj tij është komunikuar masa e arrestit./a.y/noa.al