Transmetuar më 29-01-2017, 07:28

Prishtinë, 28 janar 2017, NOA.al- Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u prit në takim Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin e zhvilluar gjatë së shtunës u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.

Presidenti Thaci deklaroi se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

“U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.

Nga ana tjetër, ministri Tahiri tha se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

Tahiri shoqërohej në takim nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon./a.y/noa.al