Transmetuar më 28-01-2017, 19:29

Mbrëmjen e djeshme ka nisur sezoni i radhës i “The Voice of Albania”, ku konkurronte ishte edhe një ish e dënuar për vrasje.

Fatbardha Gjoni, 36-vjeçe, nga fshati Baz i Burrelit, para tre vitesh vrau me 20 plumba një 36-vjeçar.

Ajo i kishte dërguar të dhënat e saj që nga burgu i grave në Tiranë, ku edhe u bë audicioni i saj i parë.

Fatbardh interpretoi një këngë të Alberie Hadergjonaj, “Jeta nuk është lodër”, por mesa duket nuk ka impresionuar me zërin e saj, pasi asnjë nga pjesëtarët e jurisë nuk u kthye për ta bërë pjesë të skuadrës.