Transmetuar më 28-01-2017, 14:15

Kompania Alfa Romeo është e njohur për modele të veçanta, prej Spideri deri te Brera, mirëpo këto kanë pamje që ngjajnë me makinat e zakonshme.

Modeli i fundit nga prodhuesi italian, duket se vjen nga ndonjë planet tjetër, sepse është shumë i veçantë.

Fakti se është shumë e ulët dhe e gjatë, pa dritare dhe me linja shumë të lakuara, bën që të duket sikur një hiperveturë, shkruan telegrafi.

Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur nëse do të hyjë ndonjëherë në prodhim, por si dizajn është unik do të kishte shumë sukses dhe do të ishte shembull për shumë makina të tjera që do të punohen në të ardhmen./b.l/noa.al/