Transmetuar më 28-01-2017, 12:45

Të gjithë jemi në dijeni të evoluimit dhe zhvilimit me hapa galopanë të rrjeteve sociale. Konkurenca mes tyre është kthyer si një “luftë” në distancë, ku çdo ditë e më shumë këto rrjete sociale e aplikacione lëshojnë përditësime të ndryshme, me qëllimin për të tërhequr përdorues dhe për t’i gëzuar sa më shumë ata.

Së fundmi, aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve “WhatsApp” ka lëshuar një varg përditësimesh, shumica nga të cilat u kanë pëlqyer përdoruesve.

Por, “WhatsApp” do të përditësojë nga 5 shkurti veçorinë që lejon të dini nëse dikush ka bërë “Screenshot” në bisedën tuaj dhe anasjelltas. Ky përditësim nuk është pritur mirë nga shumica e përdoruesve të aplikacioni.