Transmetuar më 28-01-2017, 01:10

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Selimaj, përmes një letre, ka njoftuar për dorëheqjen e tij presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Ju lutem të pranoni me shumë respekt kërkesën time për lirim nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në letrën e Selimajt adresuar drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit.

Agron Selimaj është emëruar nga presidentja dhe kryeministri në detyrën e drejtorit të AKI-së më 2 shkurt të vitit 2015.

Letra është publikuar në faqen zyrtare të AKI-së, e klasifikuar si e “kufizuar” dhe nuk shpjegohen arsyet e dorëheqjes së Selimajt.

NOA jua sjell letrën e plotë këtu.