Transmetuar më 27-01-2017, 20:41

“Facebook Stories” është risia më e re që sjellë rrjeti social më i përdorur. Kjo duket të jetë një goditje e madhe për Instagramin dhe Snapchat. Të gjithë përdoruesit Irlandezë kanë mundësi që nga dita e sotme ta përdorin këtë risi të fundit të Facebook dhe menjëherë pas testimit në Irlandë do të zgjerohet edhe më tej.

“Facebook Stories” mendohet të ketë një minutazh më të zgjuar dhe cilësi më të lartë të videove dhe fotrove. A do të shfaqen foto në mur? Facebook ka sqaruar se këto foto mbeten jashtë profilit.

"Ne duam t’i bëjmë gjërat më të lehta për përdoruesit dhe më shumë krijuese. Është një mënyrë e mirë për t’ju dhënë më shumë liri duke rezervuar dhe përmbajtjet", thotë Facebook, i cili dëshiron të kthejë Stories portë të re informimi dhe reklamimi.

Dallimi tjetër i madh është se nuk mund të komentoni në foto, por vetëm përmes mesazheve private.