Transmetuar më 27-01-2017, 14:12

Për një femër në 10 seksi është i dhimbshëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vajzë të re apo grua në moshë.

Ky problem është nxjerrë në pah nga një studim anglez i bazuar në 7000 femra dhe i botuar në revistën shkencore “An International Journal of Obstetrics and Gynaecology”.

Emmanuele Jannini, profesor i seksologjisë mjekësore pranë Universitetit Tor Vegata në Romë dhe president i shoqatës italiane të andrologjisë dhe mjekësisë seksuale, duke folur për mediat italiane thotë se studimi është zhvilluar nga London School of Hygiene and Tropical Medicine (LSHTM), University College London dhe NatCen Social Research, në vajza e gra me moshë nga 16 deri në 74 vjeçe.

7.5% e femrave të përfshira në studim, deklaruan se kishin dhimbje gjatë seksit, thuajse në çdo raport seksual. Problemi i shumë prej tyre ishte se nuk arrinin të merrnin kënaqësi seksuale dhe një pjesë tjetër kishin simptoma depresive.

“Vajzat e reja që janë në nisje të jetës së tyre seksuale mund të jenë në tension pasi nuk ndihen rehat. Ndërkohë për të tjerat seksi i dhimbshëm mund të jetë i lidhur me probleme shëndetësore si infeksionet seksuale, motive hormonale. Ndërsa për femrat në menopauzë mund të shkaktohet për shkak të thatësisë vaginale”, thotë Jannini, shkruan noa.al.

Gjithsesi ai shton se cilado qoftë arsyeja një vizitë tek mjeku, është idealja për të gjetur zgjidhje./a.y/noa.al