Transmetuar më 25-01-2017, 23:20

Kreta është goditur nga një tërmet me magnidutë 5.4 ballë i shkallës Rihter gjatë mbrëmjes së sotme.

Tërmeti u regjistrua 76 kilometra në det, përballë brigjeve lindore të ishullit të ishullit grek.

Lëkundja ishte në det por duke qenë se u shkaktua në shtresa sipërfaqësore, ka bërë që tërmeti të ndihet i fuqishëm.

Banorët e ishullit u shprehën se lëkundja ishte tepër e fortë dhe u ndje në të gjithë ishullin.

Nuk ka ende raportime për njerëz të lënduar por mësohet se në muret e godinave të vjetra ka pasur krisje dhe dëmtime të lehta.

Ekspertët kanë shkuar në zonat e prekura për të verifikuar dëmet e shkaktuara.