Transmetuar më 25-01-2017, 22:33

Nga Dritan Kaba

Ne mediat vizive pashe e degjova nje deklarate te nje ushtari te Sorosit. Arrogance qe buron nga humbja jo vetem e establishmentit politik ne SHBA, por edhe e humbjes se madhe financiare te padronit te tij pesuar, vetem kete mua,j me mbi 1 miliard dollare. Arrogance qe e ka zanafillen ne humbjen e influences per zhvatur fonde nga Departamenti i Shtetit. Arrogance qe pasqyron vuajtjen per fillimin e shperberjes se ideologjise se injektuar te ketij fondacioni, per nje qenie njerezore pa komb, pa familje pa besim ne Zot.

Ky Dobrushi duhet te dije se padroni i tij nuk eshte ai qe i mban me oksigjen shqiptaret.

Ky individ nuk duhet t'i krekoset dhe gafurret me qytetareve shqiptare e aq me pak te flase ne emer te tyre.

Ky fodull ta leje menjeane sjelljen e tij prej kolonizatori ne Shqiperi.

Ky rrushi duhet te dije se koha e padronit te tij, per shqiptaret, ka filluar te perendoje.

Ky kapadai duhet ta beje kete sjellje me "ushtaret" e tij. Me ata qe i paguan per te bere raporte fallco. Me ato qe bejne protesta te inskenuara. Me ata qe i paguan per te shpifur mbi njerezit me dinjitet, qe kurre nuk i jane nenshtruar padishahut te tij.

Ky eunuk i Sorosit duhet ta dije se ajo reforma e tij e drejtesise u permbyt ne "Venecia" ne mbi 50% te saj.

Dhimbja per kete amalgame sorosiane eshte shume e madhe, por edhe frika po aq.

Pse nuk organizoi edhe ky si homoleget e tij, protesta me pagese kunder Presidentit te SHBA, z. Trump?

Shqiperia dhe shqiptaret nuk pranojne te luajne rolin e kukulles per interesat financiare dhe okulte te padronit te tij, kunder interesave kombetare te tyre. Kjo eshte arsyeja pse nuk u organizuan protesta se ato do te deshtonin me turp.

Lerini shpifjet dhe sulmet kunder Presidentit Trump, si ato montazhet me deklaraten e tij per luften e Kosoves.

Ky "oktapod" sa financiar aq edhe okult, me fasade OJF, nuk duhet lejuar me t'i jape mend shqiptareve.

Nje keshille per mediat, mjaft na i nxorret ne ekran me rolin e protagonistit dhe te Mesias, sikur keta na bejne edhe shiun edhe diellin.

Nje ere e re po fryn, flladit dhe frymezon qytetaret e lire kudo ne glob, ajo eshte era Trump.

*Qëndrimet e shprehura në rubrikën Opinion nuk paraqesin domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA