Transmetuar më 25-01-2017, 19:50

Një pubertet i hershëm mund të jetë faktor risku për të përshpejtuar menopauzën. Ato gra të cilave ka ardhur cikli menstrual para moshës 11- vjeçare, rrezikojnë që të shkojnë shumë më herët në menopauzë dhe nëse nuk kanë fëmijë, edhe më shpejtë.

Është ky zbulimi i një studimi australian i Universitetit të Queensland i botuar në revistën “Human Reproduction”, bazuar në 50 mijë gra në Britaninë e Madhe, Australi, Japoni dhe Skandinavi.

Studimi zbuloi se femrat të cilave u kishte ardhur cikli para moshës 11- vjeçare rrezikonin 80% më shumë që të shkonin në menopauzë para moshës 40- vjeçare. Ndërsa nëse u kishte ardhur cikli mes moshës 12- 13 vjeçare rreziku ishte me 30% që të shkonin në menopauzë rreth moshës 44- vjeçare, shkruan noa.al.

I njëjti rrezik ishte edhe për femrat që nuk kishin pasur fëmijë, pavarësisht moshës së ciklit./a.y/noa.al