Transmetuar më 25-01-2017, 18:53

Që të gjithë meshkujt, të paktën një herë në jetë, e kanë parë veten pisk, duke përjetuar një nga dhimbjet më të forta, si pasojë e goditjes aksidentale ose jo, në organin gjenital.

Kjo është një ndjesi që femrat nuk do mund ta kuptojnë kurrë, ndonëse ato kanë dhimbje të tjera, po aq të padurueshme, të shkaktuara nga një sërë faktorësh.

Por si ka mundësi, që një goditje në pjesën intime të mashkullit shkakton gjithë atë dhimbje? Sipas mjekëve, testikujt e kanë origjinën në bark, në afërsi të stomakut dhe veshkave, shkruan noa.al. Kështu që gjatë gjithë jetës, nervat dhe enët e gjakut të testikujve, mbeten të lidhur me këtë pjesë të trupit.

Pikërisht kjo shpjegon dhe arsyen e dhimbjes së fortë e cila përhapet më tej në bark./a.y/noa.al