Transmetuar më 25-01-2017, 00:48

Për të pasur një dasmë të paharrueshme me të fejuarin, i cili është shoku i saj i fëmijërisë, 26-vjeçarja ka humbur 63 kilogramë.

Ajo është Jennifer Ginley nga Liverpul, Britani e Madhe, e cila para disa muajsh peshonte plot 120 kilogramë.

Por dëshira e madhe që të dukej më e bukur dhe elegante, e bëri që përgjysmonte peshën e saj.

Ajo ka treguar se humbi 63 kg pasi donte të dukej mirë në fotot e dasmës.

Ginley ndoqi një regjim të rreptë ushqimor dhe bëri shumë ushtrime.

Tani ajo peshon vetëm 57 kg.