Transmetuar më 24-01-2017, 23:18

Tre të rinj në Milano të Italisë janë provokuar, fyer dhe më pas sulmuar fizikisht për arsyen e vetme sepse janë homoseksualë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së shtunë, pranë një diskoteke të njohur në zonën Porto Mare.

“Nuk ka dyshime se ky është një sulm homofob. Objektivi i sulmuesve ishte që të na ofendonin dhe të na bënin keq por jo të na grabisnin”, ka thënë njëri prej djemve, raporton e përditshmja “La Republica”.

Që të tre kanë denoncuar rastin pranë karabinierëve për të sqaruar më mirë rrethanat.

Michele, Marcelo dhe një miku i tyre sapo kishin dalë nga diskoteka, ku kishin marrë pjesë në një festë Gay, dhe do merrnin makinën për tu larguar.

Aty ata janë përballur me 8 agresorët. Njëri prej tre djemve ka arritur të largohet me automjet, ndërsa Michele dhe Marcelo janë sulmuar fizikisht nga agresorët./noa.al/