Transmetuar më 24-01-2017, 20:33

William Levy është një nga aktorët më të famshëm në Meksikë dhe mbarë botën gjithashtu shumë i preferuar nga femrat.

Ai dhe Elizabet Gutierrez janë prindër të dy fëmijëve shumë të bukur.

Djali i çiftit, Christopher, është një adhurues i kinemasë dhe ai, edhe pse i vogël, ka marrë pjesë në një nga filmat ku ka luajtur Levy, me një rol që tregon fëmijërinë e personazhit që luan babai i tij.

Ata kanë një ngjashmëri të madhe mes tyre.

Ndërsa Kailey, princesha e vogël e familjes është një adhuruese e muzikës, që ëndërron të bëhet kitariste.

Ajo shoqëron nënën e saj thuajse në çdo event.