Transmetuar më 24-01-2017, 19:46

Ikja shumë shpejt e Dr. Florit nga kjo botë tronditi të afërm, miq, e shumë fansa, pasi largimi i tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

Largimi i tij është akoma më i vështirë për familjen, ndërsa bashkëshortja e tij, Blerina, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku e shoqëron edhe me disa fjalë që të hidhërojnë.

Në fotografi është Dr. Flori i cili luan me vajzën e tij.

 “Babushko. Na mungon. Kujtimet përgjithmonë në zemrën time”, shkruan Blerina krahas fotos.