Transmetuar më 24-01-2017, 19:32

Nis procedimi penal për një të ri nga Korça dhe shpallet në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash. Burime policore bëjnë ndije se ka nisur procedimi për 24 vjeçarin A.M., dhe është shpallur në kërkim PT., 27 vjeç, nga fshati Gollomboç i Korçës.

Rreth orës 23:20 të një nate më parë, patrulla e Policisë Kufitare e Postës së Pustecit, në rrugën nacionale Gorricë – Korçë, konstatoi një automjet dhe i bëri shenjë të ndalonte, por mjeti nuk është bindur.

Patrulla e Policisë Kufitare u vu në ndjekje dhe bllokoi makinën me targa të huaja të braktisur në fshatin Diellas, Pustec. Brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë.

Dy personat akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari./b.l/noa.al/