Transmetuar më 24-01-2017, 18:42

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani nuk denjojnë ta shfaqin dashurinë e tyre edhe publikisht sa herë që ju jepet mundësia.

I tillë ka qenë edhe ky rast, ku Armina i dedikon partnerit të saj disa fjalë vërtet romantike.

"Më duaj ashtu siç era do një gjethe të rënë në vjeshtë", shkruan ajo në një postim, ku përgjigja nga Shkëlzenit nuk ka vonuar shumë. "Nuk je një gjethe e rënë. Ti je një lule që lulëzon".

Fjalë që padyshim kanë lumturuar pa fund Arminën e cila nuk e ka lënë me kaq, por i është përgjigjur sërish të dashurit të saj të zemrës. "Po ti je era ime". Çifti duket qartë se janë duke jetuar një dashuri të bukur si në përralla.