Transmetuar më 24-01-2017, 18:11

Sado që provojmë, mund të jetë e vështirë për ne që të hamë perime çdo ditë. Por edhe nëse e arrini këtë qëllim, dieta juaj mund të mos jetë aq e shëndetshme sa ju mendoni.

Dhe kjo për shkak të mënyrës se si shumica prej nesh i gatuajmë perimet, të cilave mund t’ua prishim përfitimet shëndetësore. Kështu, nëse i zieni perimet gjithmonë, duhet të mos e bëni më.

Duke i gatuar ato në këtë mënyrë ju do t’u humbisni vlerat ushqyese deri në 50%, shpjegon nutricistja Tracy Lesht.

Ajo tha për revistën Shape se disa perime nuk duhet të zjehen kurrë. Kjo përfshinë lakrën, spinaqin, lakrën jeshile, bokolin dhe bizelet. Arsyeja për këtë është se vitaminat e tyre shkrihen në ujë, kështu që nëse i vloni perimet që përmbajnë vitamina të larta, ju nuk do të shihni shumë dobi prej tyre.

Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të mos i zieni fare dhe të pushoni së ngrëni ato. Ajo sugjeron se ka një alternativë tjetër: të mos i zieni për shumë gjatë, t’i zieni për pak kohë, për të mos u humbur vlerat.