Transmetuar më 24-01-2017, 17:06

Sot keni probleme përqendrimi sepse doni të zgjidhni disa punë njëherësh. Në fund të ditës do të përfundoni duke shkatërruar gjithçka. . Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj nëse duan të mos lëndohen më mirë të presin edhe pak kohë. Problemet me financat do të zhduken si me magji, Hëna do ketë ndikimin e saj pozitiv.

Dashi

Sot mbase do t’ju tërheqë një ndjenjë e momentit karshi partnerit/es që do të tregojë në të ardhmen se është shumë më e fortë seç e mendonit. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe do njohin shumë njerëz të rinj me të cilët do ndjehen mirë. Do shpenzoni më tepër se ç’duhet, kjo do sjellë edhe disa probleme në financat tuaja.

Demi

Kjo nuk është dita juaj dhe jeni gjithë kohës nën stres. Do të mundoheni të menaxhoni emocionet ju që jeni në një marrëdhënie, por shumë e vështirë të ndodhë. Beqarët do kenë ftesa pa fund për takime, por do tregohen mjaft të matur para se të vendosin t’i pranojnë. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Jupiterit.

Binjakët

Jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë dhe që mendojnë vetëm për të mirën tuaj. Kjo gjë ju shtyn të veproni më të sigurt. Beqarët do tërhiqen pa masë nga një person që do takojnë dhe do bëjnë çmos për t’i rënë në sy. Në planin financiar do arrini të stabilizoni situatën, problemet do i hidhni pas krahëve.

Gaforrja

Ditën e sotme keni nevojë për siguri. Këtë gjë do e kërkoni si nga kolegët e punës ashtu edhe nga partneri/ja. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa për më shumë se sa njohja. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, do arrini t’i menaxhoni të ardhurat me maturi.

Luani

Një ndjesi plogështie do t’ju shoqërojë sot gjatë gjithë ditës. Është mirë të bëni një kontroll për të parë që çdo gjë shkon mirë me fizikun tuaj. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj nëse duan të mos lëndohen më mirë të presin edhe pak kohë. Financat do jenë të mira, do keni mbështetjen e yjeve.

Virgjëresha

Edhe pse ju duket sikur të tjerët nuk do t’ju vijnë në ndihmë sot për një problem të caktuar, gaboheni. Miqtë tuaj dhe partneri/ja do të jenë aty për ju. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat mund të sjellin ndryshime për të ardhmen. Në planin financiar bëni mirë të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshorja

Një debat i ndezur me partnerin/en që në orët e para të mëngjesit do të ketë pasojat e tij përgjatë gjithë ditës së sotme. Beqarët të mërzitur nga vetmia do bëjnë gjithçka vetëm për të ndryshuar statusin. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi bëni mirë që të mos shpenzoni kuturu.

Akrepi

Do t’ju thonë një të vërtetë të hidhur sot që do të parapëlqenit të mos e dinit. Besimi për njeriun e zemrës do ju humbë disi. Beqarët në momentin kur nuk e presin do realizojnë takime interesante që do ju sjellin ndryshime pozitive. Problemet me financat do të zhduken si me magji, Hëna do ketë ndikimin e saj pozitiv.

Shigjetari

Keni nevojë për qetësi këto kohë për të menduar më mirë dhe më kthjellët ndryshimet e mëdha që doni të realizoni në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë disa njohje të reja të cilat do i bëjnë të ndjehen mirë me veten dhe do i falin emocione. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Bricjapi

Merrni kohë në dispozicion për t’ju përkushtuar interesave tuaja dhe partnerit/es. Do të shikoni që ju mungonin këto momente kënaqësie. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet e sotme dhe do bëjnë për vete shumë persona. Kujdes me shpenzimet në planin financiar, shmangni blerjet e panevojshme.

Ujori

Sot keni probleme përqendrimi sepse doni të zgjidhni disa punë njëherësh. Në fund të ditës do të përfundoni duke shkatërruar gjithçka. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos marrin vendime të nxituara sepse mund të lëndohen. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për të bërë investime.

Peshqit

Edhe pse ju kanë dalë disa probleme të vogla në marrëdhënien tuaj në çift kohët e fundit do të arrini të zgjidhni gjithçka. E rëndësishme është të ndani prioritetet. Beqarët edhe pse do të mundohen shumë dhe do kenë takime pa fund nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do jenë të mira, mund të bëni edhe shpenzime./b.l/noa.al/