Transmetuar më 24-01-2017, 16:11

Barack Obama po shijon në maksimum ditët e para si qytetar i zakonshëm. Ai ka shkuar që prej ditës së djeshme së bashku me bashkëshorten e tij Michele Obama në Ishujt Virgin.

Çifti Obama do të qëndrojë në një vilë luksoze që i përket ambasadorit amerikan atje. Në fundjavë ai u fotografua duke luajtur golf me miqtë e tij.

Jo keq jeta e një “pensionisti”. Si ish- President, ai do marrë një pension federal prej mbi 200 mijë dollarë në vit, gjysma e rrogës që merrte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Jo vetëm kaq, por atij i mbulohen shpenzimet e udhëtimeve, i garantohet zyrë dhe mbulimi shëndetësor./b.l/noa.al/