Transmetuar më 24-01-2017, 14:56

Tiranë, 24 janar 2017, NOA.al- Një person në Tiranë, është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë.

Në rrugën “Jehona”, gjatë ditës së djeshme është vetëvarur në oborrin e banesës shtetasi K.M., 32 vjeç.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të pajetë djalin e ri, pa mundur që t’i vijnë dot në ndihmë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun drejt fundit fatal, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”/a.y/noa.al