Transmetuar më 24-01-2017, 14:43

U fotografua duke ecur në rrugë me vajzën në krahë, por e shajnë që të gjithë. Nuk bëhej fjalë për një shëtitje të thjeshtë, por një baba anglez nga Whitlingham Broad, në Norfolk, ka thyer urdhrat e autoriteteve për të mos ecur në rrugët e ngrira pasditen e së dielës.

Gjithçka për shkak të pranisë së madhe të akullit në rrugë, ndërsa ai mbante në krahë vajzën e tij 2 vjeçe.

Në atë zonë, siç shkruan ‘Metro’ liqenet dhe vendet ku kishte ujë kishin ngrirë nga temperaturat e acarta dhe nuk do ishte e sigurtë ecja sipër tyre.

Për shkak të kësaj fotografie babai u kritikua ashpër në rrjetet asociale, duke ju thënë se po rrezikonte jetën e së bijës dhe të tijës./a.y/noa.al