Transmetuar më 24-01-2017, 14:34

Vjen në jetë djali i Mel Gibson, duke e bërë aktorin baba për herë të nëntë. 61-vjeçari ka mirëpritur ardhjen në jetë të një djali me të dashurën e tij Rosalind Ross 26-vjeçe, ditën e shtunë në Los Angeles.

Sipas revistës “People”, vogëlushin e kanë quajtur Lars Gerard Gibson. Një burim për këtë revistë ka thënë:

“Ata janë shumë të kënaqur dhe Lars është i mrekullueshëm. Familja e tyre është e gjitha pranë tyre dhe Mel po fluturon nga gëzimi. Ata ndodhen në shtëpi dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtur”.

Aktori dhe regjisori ka shtatë fëmijë me ish gruan Robyn Moore, si dhe një vajzë 6-vjeçare, me ish të dashurën Oksana Grigorieva./b.l/noa.al/