Transmetuar më 24-01-2017, 14:30

Elbasan, 24 janar 2017, NOA.al- Një sherr i nisur mes tre personave në Elbasan, ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve.

Vëllezërit Maringlen Debrova, 26 vjeç, Blendi Debrova, 30 vjeç dhe kushëriri i tyre Ferit Debrova, 48 banues në fshatin Shinavlash, gjatë një debati për motive pronësie janë konfrontuar fizikisht mes tyre.

Ferit Debrova dyshohet të ketë kanosur me sëpatë Maringlen Debrova. Si pasojë e konfliktit janë plagosur nga goditjet fizike, jo me sëpatë, Maringlen Debrova dhe Ferit Debrova.

Të dëmtuarit pas ndihmës së marrë në spitalin e Elbasanit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pas ngjarjes, policia bëri arrestimin e të treve.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kanosja”./a.y/noa.al