Transmetuar më 24-01-2017, 14:18

Sinoziti është një proces infiamator që vjen si pasojë e një riniti akut ose kronik (me natyrë alergjike) e cila mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Inflamacioni përfshin seni paranazal i cili është një kavitet që gjendet midis kockave të kokës, të fytyrës dhe të fosave të hundës. Kryesisht shkaktohet nga bakteret e viruset. Ndër simptomat mund të përmendim dhimbje koke, temperaturë, sekrecione nazale domethënë hundë të zëna dhe probleme në frymëmarrje.

Gjuha, si dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë grumbuj qelizash të lëkurës që quhen sythat e shijes. Shumë prej tyre gjenden brenda puprrave në sipërfaqen e gjuhës. Një nga këta ka deri në njëqind qeliza receptore.

Çdonjëra prej tyre mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën. Shija djegëse është kategori më vete. Kështu, disa erëza ngacmojnë receptorët e dhembjes, jo sythat e shijes. Qelizat receptore të shijes lidhen me nervat ndijorë që, kur ngacmohen nga lëndët kimike të ushqimeve, i përcjellin në çast sinjalet në pjesën e poshtme të shtyllës së trurit.

Megjithatë, të shijuarit s’ka të bëjë vetëm me gojën. Pesë milionë receptorët e nuhatjes që gjenden në hundë, të cilët bëjnë të mundur të dallojmë rreth 10.000 erëra, luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shijuarit. Rreth 75 për qind e asaj që quajmë shije vjen si rezultat i asaj që nuhatim.

Edhe pse trajtimi i sinozitit nuk është diçka e thjeshtë, nga një studim i fundit është zbuluar se një lloj perimeje që mund të ndihmojë në kurimin e tij është pikërisht lakra. Kjo pasi, ky lloj ushqimi është i hidhur dhe mund të tregojë sa të mprehtë janë receptorët e shijes dhe sistemi imunitar.