Transmetuar më 24-01-2017, 14:15

Pjesëmarrësit e kursit të fitnesit të instruktores angleze Helen Smith, nuk e kanë sikletin e rrobave të djersitura.

Një stërvitje e veçantë është ideuar prej saj, për personat me moshë nga 30- 70 vjeç, ku që të gjithë janë pa rroba.

Bëhet fjalë për një gjimnastikë të ëmbël, e cila parashikon praktikimin e ushtrimeve fizike pa rroba. E vetmja gjë që lejohet, është që të veshin atlete nëse duan ose reçipeta mbështetëse për kë ka gjinjtë e mëdhenj dhe e pengon, shkruan noa.al.

Ky është grupi i parë i një palestre ku të gjithë stërviten të zhveshur pa u ndjerë në siklet.

Smith, e cila është natyraliste, shpjegon se avantazhi i të stërviturit zhveshur qëndron në të praktikuarit më mirë lëvizjet dhe në të kuptuarit më lehtësisht të tyre.

Gjithashtu sipas saj, është një mënyrë shumë e mirë për të pranuar bukurinë e trupit, pavarësisht si është ai.

Pjesëmarrësit në stërvitje janë regjistruar nëpërmjet e-mail për arsye sigurie./a.y/noa.al