Transmetuar më 24-01-2017, 13:28

Natyrisht që kur vjen puna për t’u zhveshur apo për të qenë sensuale, bukuroshja me origjinë shqiptare nuk zhgënjen kurrë. Rita Ora performoi në një set akustik me asgjë përveç veshjeve të saj intime të kompanisë Tezenis.

Ishte vetë artistja 26 vjeçare ajo që i bëri këto foto të njohura për publikun duke i postuar në Snapchat ndërkohë që realizonte një set fotosh për kompaninë italiane.

Ndërkohë që jemi mësuar me zhveshjet e saj, do të thonim se fotoja jonë e preferuar është padyshim e para. Shfaqet më pak “lëkurë”, por si rrallëherë Rita i lë pak vend imagjinatës.