Transmetuar më 24-01-2017, 13:15

Një helikopter i ndihmës së shpejtë në Itali, u rrëzua në zonën e Aquila. Rrëzimi ndodhi teksa helikopteri po ngrihej pasi mori një të plagosur në zonën e Campo Felice dhe brenda tij ndodheshin gjashtë persona.

Rrëzimi i helikopterit nga 600 metër lartësi, ndodhi mesditën e sotme, kur mjeti fluturues u zhduk nga radarët.

Disa dëshmitarë thonë se dëgjuan zhurmë përplasje. Helikopteri i rrëzuar nuk ishte i parashikuar për emergjencat e motit të keq, por ishte për ndihmë të shpejtë në raste të zakonshme.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar më shumë për çfarë ka ndodhur./a.y/noa.al