Transmetuar më 24-01-2017, 12:25

Durrës, 24 janar 2017, NOA.al- Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në shkollën 9- vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, ku mbeti i plagosur me thikë një i mitur.

Si i dyshuar për ngjarjen është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 17- vjeçarit E.Sh., banues në Durrës.

Ndërkohë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të S.D., 14 vjeç, banues në Durrës; B.B., 16 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës dhe E.K.. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e E.Sh., 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr.4, Durrës, janë konfliktuar për motive të dobëta nxënësit e shkollës 9- vjeçare.

Adoleshenti i shpallur në kërkim jashtë ambienteve të shkollës, në bashkëpunim me S.D., B.B., E.Sh., dhe E.K., ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin A.S. 15 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari me plagë në shpatull ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Lidhur mekëtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim./a.y/noa.al