Transmetuar më 24-01-2017, 11:12

Lezhë, 24 janar 2017, NOA.al- Dy vajza të mitura kanë rënë pre e abuzimit seksual të një personi në Lezhë.

Nikë Çungu, 55 vjeç, banues në Lezhë, akuzohet se gjatë ditës së djeshme, e hënë, ka kryer veprime të turpshme si dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 16 dhe 14 vjeçe.

Ai u ka dalë përpara në rrugë dhe ka nisur t’i prekë në pjesët intime të trupit, si dhe ka prekur veten e tij në organin gjenital.

Kanë qenë të miturat ato që i janë drejtuar policisë pasi kanë kundërshtuar Çungun dhe janë larguar me vrap.

55- vjeçari u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprave penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”./a.y/noa.al