Transmetuar më 24-01-2017, 11:00

Tiranë, 24 janar 2017, NOA.al- Mbrëmjen e lënë pas në kryeqytet janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Më konkretisht rreth orës 20:50, në rrugën “Kajo Karafili”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, për të cilat është njoftuar policia.

Nga kontrolli i territorit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.

Nga verifikimet e kryera është mësuar se shtetasi A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, së bashku me një person tjetër ende të pa identifikuar, kanë patur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll., ku A. N., e ka kanosur dhe personi pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë aktualisht vijon puna për kapjen e personit të paidentifikuar./a.y/noa.al