Transmetuar më 24-01-2017, 10:41

Athinë, 24 janar 2017, NOA.al- “Kush nuk e ndjen veten grek, të ikë në vendin e tij”. Është kjo deklarata e bërë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, lidhur me fotografinë ku shtatë të rinj shqiptarë, pjesë e ushtrisë greke bënin simbolin e shqiponjës me duar.

Ai është shprehur se veprime të tilla nuk do të tolerohen në Forcat e Armatosura greke, duke urdhëruar hetimet të detajuar mbi ngjarjen.

Jo vetëm kaq por ai kërkoi dënime të rrepta ndaj rekrutëve, me 5 vite burg për “ringjalljen e nacionalizmit shqiptar”.

Ndër të thera Kamenos sulmoi ish- Kryeministrin Kostas Simitis se ka dhënë në mënyrë masive shtetësi greke për shqiptarët për qëllime elektorale dhe pa asnjë lloj kontrolli./a.y/noa.al