Transmetuar më 24-01-2017, 10:10

Tiranë, 24 janar 2017, NOA.al- Një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për prostitucion, vihet sërish në pranga nën akuzën e tentativës së përdhunimit.

Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, akuzohet se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasen K. Z., banuese në Tiranë.

E reja ka bërë rezistencë, duke shpëtuar nga duart e Lamit dhe nga dhuna e tij. Pas kësaj ajo bëri denoncim në polici, duke bërë që në orët e para të së hënës, i dyshuari të vihet në pranga.

Besim Lami nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi gjashtë vite më parë ai është arrestuar nga policia në rolin e tutorit i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Besim Lami dhe Gentian Buzi, kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, i rekrutonin ata dhe më i pas i shfrytëzonin në hotele luksoze në Tiranë, duke i siguruar klientë të huaj dhe Vip.

Dyshohet se edhe në rastin e së dielës, vajza ishte shënjestruar prej 39- vjeçarit për t’u shfrytëzuar për prostitucion, por për veprime të mëtejshme, policia vijon ende hetimet./a.y/noa.al

Rrugët me drita të kuqe në Tiranë, ja ku e shesin femrat trupin e tyre

Arrestohen 5 persona për prostitucion, në listë klientë Vip