Transmetuar më 24-01-2017, 09:58

Tiranë, 24 janar 2017, NOA.al- Një burrë në Tiranë kryen vepra të turpshme me një djalë të mitur.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 49- vjeçarit Bedri Shkëmbi, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se në rrugën “Haxhi Bardhi” gjatë së dielës, ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturit G. A. Mësohet se i mituri u ka treguar prindërve se 49- vjeçari të cilin e kishin fqinj, i kishte bërë pritë dhe ka nisur ta prekë në pjesët intime.

Në sajë të rezistencës së bërë, i mituri ka mundur të shpëtojë dhe më tej bashkë me prindërit ka bërë denoncim në polici. Për rrjedhojë Bedri Shkëmbi u vu në pranga ndërsa ndaj tij vijojnë ende hetimet./a.y/noa.al