Transmetuar më 24-01-2017, 08:50

Tiranë, 24 janar 2017, NOA.al- Një aksident fatal është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet me pasojë vdekjen e një kalimtareje.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të urës tek ish- stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip “Renault”, Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore rreth 75 vjeçe.

E moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditja. Lidhur me këtë rast policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al