Transmetuar më 24-01-2017, 08:27

Gjeti vdekjen në moshën 33- vjeçare, ambientalisti Mark Baumer, i cili po i binte rrotull Amerikës me këmbët zbathur për të sensibilizuar botën, lidhur me ndotjen dhe ndryshimet klimatike.

I riu u përplas nga një kamion teksa ndodhej në kontenë e Walton, të Florida, gjatë fundjavës së lënë pas. Baumer ndodhej në ditën e 101 të nismës së tij, të cilën e pasqyronte rregullisht në rrjetet sociale.

Gjatë intervistave të tij, i riu kishte shpjeguar se mbante veshur një xhaketë portokalli në mënyrë që të shihej nga automjetet, pasi ecte në vijën e bardhë anës rrugës, duke shpjeguar se ishte më pak e dhimbshme për këmbët e tij.

Baumer, siç informon noa.al, kishte tentuar një nismë të tillë në vitin 2010 prej të cilës lindi libri “I am the Road” (Unë jam rruga). Por në atë periudhë mbante këpucë veshur./a.y/noa.al